A e dini se kurbani juaj përmes Islamic Relief mund të ushqejë 10 jetimë?
A e dini se kurbani juaj që theret përmes Islamic Relief Kosova do të mundësojë që rreth 10 jetimë të ushqehen, madje për disa javë?
Duke therur kurbanin në Islamic Relief (me çmim prej 180€ për hise në lopë), ju njëkohësisht ndihmoni edhe familjet me fëmijë jetimë dhe familjet tjera në kushte të vështira jetësore, pasi mishi i kurbanit iu shpërndahet atyre, në mënyrë që edhe ata të kenë arsye për të festuar.
Ndërkohë e veçanta është se një pjesë të mishit (rreth 7 kg) mund ta merrni dhe ta shijoni edhe ju me të afërmit tuaj.
Pse duhet ta zgjedhni Islamic Relief për kurbanin tuaj dhe si funksionon?
-Besueshmëri dhe përvojë 25-vjeçare në implementimin e projektit të kurbanit
-Ushqen rreth 10 jetimë me mish të freskët për disa javë
-Mbështet jetimët dhe familjet në nevojë anembanë Kosovës
-Një pjesë të mishit (rreth 7kg) mund ta merrni për ta shijuar ju dhe të afërmit tuaj.
-Përzgjidhen kafshë të shëndosha
-Therja kryhet nën mbikëqyrjen e hoxhës, veterinerit dhe stafit të trajnuar, në një thertore të licencuar dhe me standarde të larta higjienike.
-Bëhet ngrirja e thellë e mishit dhe shpërndahet tek familjet me fëmijë jetimë dhe skamnore – të verifikuara nga stafi i Islamic Relief.
-Siguron transparencë të plotë për çdo donacion
Sa kushton?
Kurbani (hise në lope) kushton 180€ dhe ju bëheni arsyeja që rreth 10 fëmijë jetimë të ushqehen për disa javë.
Gëzimi i Bajramit për çdo fëmijë: Dhurata dhe veshje të reja për 2,000 jetimë
Përveç mishit të kurbanit, Islamic Relief Kosova synon që 2 000 fëmijëve jetimë t’u dhurojmë dhurata Bajrami në mënyrë që edhe ata t’i gëzohen festës sikurse fëmijët tjerë. Po ashtu me mbështetjen e donatorëve shpresojmë t’u sigurojmë fëmijëve jetimë edhe rroba të reja për Bajram, siç edhe është traditë për shumë familje në vendin tonë.
Për të gjitha këto aktivitete, të interesuarit mund të kontribuojnë përmes webfaqes, xhirollogarisë apo fizikisht në zyret tona.
Xhirollogaria në NLB:1708200008014285 (Swift Code:NLPR XK PR, IBAN: XK05)
Zyret tona: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Kamenicë.
Për më shumë informata na kontaktoni:
Numri i telefonit: +383 45 906 733
Facebook: Islamic Relief Kosova
































