E dini sa ditë fëmija duhet të mungojë nga shkolla kur ka grip, fruth apo diarre?

Fëmijën e sëmurë nuk duhet çuar në shkollë apo kopsht në ditë të caktuara
Kur sëmuret fëmija, mendimi i parë i prindërve është që patjetër duhet të bëjnë çdo gjë në mënyrë që fëmija të bëhet sa më parë më mirë dhe në mënyrë që të këndellet sa më shpejt, transmeton Telegrafi.
Kur fëmija shkon në shkollë apo në kopsht duhet keni parasysh edhe shëndetin e fëmijëve të tjerë me të cilët fëmija juaj ka kontakt. Fëmijët dëshirojnë të ndajnë çdo gjë, aq më parë viruset e gripit dhe të ftohjes.
Ajo që prindërit i mundon është që nuk dinë kur është koha që fëmijën ta kthejnë në shkollë apo në kopsht. Kjo në të shumtën e rasteve varet nga lloji i sëmundjeve të cilat fëmija i ka, por edhe nga lloji i virusit me të cilin është infektuar.
Sëmundjet siç janë temperatura, konuiktivisi, tonsilitis, morrat dhe parazitët nuk do të thotë që fëmija juaj patjetër duhet të rrijë në shtëpi.
Gjithsesi, patjetër duhet ta informoni kompetentët në shkollë apo në kopsht.
Kur fëmija vuan nga këto sëmundje, atëherë patjetër duhet të qëndrojë disa ditë:
⦁ fruthi – fëmija kthehet në shkollë apo kopsht kur dregëzat fillojnë të bien;
⦁ diarreja dhe të vjellat – 48 orë pas sulmit të fundit;
⦁ ekzema me qelb – kur lezionet thahen dhe fillojnë të bien, por edhe 48 orë pas fillimit të marrjes së antibiotikëve;
⦁ lia e ujit – 4 ditë pasi që puçrrat të tërhiqen;
⦁ shytat – 5 ditë pasi që është shfaqur ënjtja;
⦁ zhuga – pas tretmanit të parë;
⦁ fruthi i keq (skarlatina) – 24 orë pasi të keni filluar terapinë me antibiotikë;
⦁ kolla e madhe – 48 orë pas fillimit të marrjes së antibiotikëve;
⦁ gripi – derisa të këndellet në tërësi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri