LAJMI I FUNDIT:

E diela me garë automobilistike në Prishtinë

E diela me garë automobilistike në Prishtinë

Federata Automobilistike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër do të mbahet një garë automobilistike në Rrugën B në Prishtinë.

Gara “Prishtina Auto Sllallom 2015” është e vlefshme për kampionatin e Kosovës, në të cilën do të ketë gara në drift.

Përveç kësaj të pranishëm do të jenë edhe motoçiklistë dhe old-timera.


Federata ka njoftuar se deri më tani ka një interesim mjaft të madh, si nga ana e garuesve ashtu edhe nga publiku. Në këtë garë përveç shpërblimeve të zakonshme, për dy drifterët më të mirë, brendi i gomave Lassa do të ndajë nga një set gomash deri në 16 inç.

Rruga B do të jetë e mbyllur prej orës 10:00-1600, ndërsa prej orës 07:00, FASK-u ka kërkuar që automjetet të mos parkohen në hapësirën prej Viva Freshit deri te Meridiani.

Gara zyrtare fillon në orën 13:00, por paraqitja fillon që nga ora 07:30. Veç garuesve vendorë, në garë pritet të marrin pjesë edhe mysafirë nga vende të ndryshme të rajonit.