Dhimbja për humbjen e vëllait të Gjestit ka prekur thellë miqtë dhe kolegët e tij nga bota e muzikës, televizionit dhe ish-banorët e reality show-ve ku ai ka marrë pjesë.

Përveç reagimeve të shumta të publikuara më herët, edhe disa figura të tjera publike kanë ndarë fjalë të ngrohta ngushëllimi.


Gerta Gixhari, ish-banore e Big Brother VIP Albania në të njëjtin edicion me Gjestin, ka treguar dhimbjen e saj duke theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë një fatkeqësi të tillë.

Ajo i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe uroi që Zoti t’i japë forcë në këto momente kaq të rënda.

Edhe Kida, këngëtarja e njohur, reagoi përmes një postimi ku shkroi se kjo humbje është e rëndë dhe e vështirë, duke i uruar qetësi dhe forcë Gjestit dhe familjes së tij për të përballuar këtë tragjedi.

Një tjetër reagim erdhi nga Laert Vasili, i cili gjithashtu ishte pjesë e Big Brother VIP Albania. Ai ndau një video emocionuese me Gjestin, duke i shprehur ngushëllime për humbjen e madhe dhe duke e inkurajuar që të gjejë forcë.

Neda Balluku, opinioniste e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, publikoi një mesazh prekës ku theksoi se kurrë nuk do të donte të shkruante fjalë të tilla për dikë, aq më pak për Gjestin. Ajo u lut që Zoti ta lehtësojë dhimbjen e familjes dhe të prekurve nga kjo tragjedi.

Reagim të fortë dha edhe Rovena Stefa, këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova në të njëjtin edicion me Gjestin.

Ajo u shpreh thellësisht e tronditur, duke thënë se ky lajm i ka thyer zemrën dhe e konsideroi humbjen si një kob të madh për familjen Kelmendi. /Telegrafi/