E Coli: Çfarë është kjo baktere dhe cilat janë simptomat e një infeksioni

Bakteri E. Coli kryesisht njihet si shkaktar i helmimeve nga ushqimi.
Sidoqoftë, një përhapje e fundit e këtij bakteri në SHBA ka shpirë në vdekjen e pesë njerëzve dhe në kontaminimin e rreth 200 personave, transmeton Telegrafi.
Jo vetëm se mund të infektohen personat që hanë ushqim me E. Coli, por edhe ata persona që bien në kontakt me këtë bakter.
Por, çfarë është saktësisht bakteri E. Coli, cilat janë simptomat e një infeksioni dhe si mund të trajtohet?
Çfarë është E. Coli
E. Coli, ndryshe njohur si Escherichia coli, është lloj i zakonshëm i baktereve që njihet për shkaktimin e irritimit në stomak dhe helmimin nga ushqimi.
Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve shpjegojnë se bakteri gjendet në ushqime të ndryshme, në ambient dhe në zorrët e gjitarëve, duke përfshirë njerëzit.
Ndonëse zakonisht kontakti i këtij bakteri me një person mund të mos shkaktojë fare dëme, ka raste ku njerëzit sëmuren tejet shumë dhe mund të vdesin.
Cilat janë simptomat e një infeksioni nga bakteri E. Coli?
Shenjat se mund të jeni të infektuar nga bakteri E. Coli mund të shfaqen pas përafërsisht tri apo katër ditëve.
Simptomat përfshijnë diarrenë, dhimbjet në bark, vjelljen dhe marramendjet.
Ky bakter mund të shkaktojë edhe probleme tjera, duke përfshirë cista, infeksione në trakt urinar dhe pneumoni.
Si mund të parandalohet një infeksion i tillë?
Pasi që E. Coli mund të mbijetojë edhe jashtë trupit, është e rëndësishme të praktikoni higjienë të mirë për t’i reduktuar shanset që të infektoheni.
Ekspertët rekomandojnë t’i pastroni duart mirë pas përdorimit të tualetit, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pasi të keni kontakt me kafshë dhe kur t’ia ndërroni pelenat bebes.
Vlen të ceket se edhe konsumimi i mishit të pa gatuar mirë mund t’jua rritë shanset për t’u infektuar nga ky bakter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe