Monica Mares 36-vjeçe dhe i biri i saj Caleb Peterson nga Clovis i New Mexico të Shteteve të Bashkuara, nuk kanë qenë në kontakt deri gjatë vitit të kaluar, pasi që e kishte dhënë për adoptim kur kishte lindur.
Por ata janë lidhur përmes Facebook-ut, dhe me kalimin e kohës janë dashuruar në njëri-tjetrin. Tani ata rrezikohen të dënohen me burg prej 18 muajsh për incest, transmeton Telegrafi.
Por nëna me të birin kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre, duke qenë të sigurt se asgjë nuk do të mund t’i ndajë. Ata vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre, për të ngritur vetëdijen tek opinioni lidhur me tërheqjen gjenetike suksuale të njohur si (GSA).
GSA është tërheqje seksuale mes të afërmeve.
“Ai është dashuria e jetës sime, dhe assesi nuk dua ta humb. Fëmijët e mi të tjerë e duan shumë, e mos të flasë për familjen. Asgjë nuk mund të futet mes nesh, as gjykata apo burgu, thjesht asgjë. Kurse kur të dalim nga burgu do të shkojmë në ndonjë vend tjetër që lejon incestin”, ka deklaruar Monica, e cila ka lindur të birin kur ishte vetëm 16-vjeçe dhe që më pas e kishte dhënë për adoptim. Ajo përveç tij ka edhe nëntë fëmijë.
Incesti është i ndaluar me ligj në të gjithë 50 shtetet e SHBA-ve.
Por Monica duket se është dashuruar marrëzisht në birin e saj, pasi ajo ka pranuar se është e gatshme të heqë dorë nga e drejta e saj për të vizituar fëmijët tjerë, vetëm dhe vetëm që të jetë me Calebin.
Çifti për herë të parë janë takuar në Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur edhe kishte shkuar ta marrë të birin nga babai birësues. Dhe brenda një periudhe të shkurt kohore ka lindur dashuria për njëri-tjetrin, kurse marrëdhënie seksuale filluan të bëjnë pas disa javëve në lidhje.
“Ka qenë një dashuri në shikim të parë. Natyrisht, në fillim ka qenë dashuria e nënës. Por më vonë vendosi të jetojë me mua, dhe më është dukur sikur kam njohur dikë të ri në jetën time dhe thjesht jam dashuruar në të. Në fillim i kamë thënë: ‘Më fal, nuk e di si do të reagosh lidhur me këtë. Ti je biri im dhe unë jam nëna jote, por unë jam dashuruar në ty’. Por edhe ai në ato momente më tha se ndjenë të njëjtën gjë, por se nuk ka ditur si të ma thotë”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.
Ata kishin dalë për të shëtitur dhe për të analizuar situatën, dhe në fund janë dakorduar se dëshirojnë të argëtohen.
Monica thotë se Calebi është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në 19 vitet e fundit, dhe se dëshiron që pjesën tjetër të jetës ta kalojë me të. Në fillim të lidhjes kanë jetuar së bashku në një kamp shtëpizë me dy fëmijët e tjerë të Monicas, ku njëri prej tyre filloi ta quaj Calebin “baba”.
Ata fillimisht e kishin mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre, por në shkurt të këtij viti e kanë bërë publike, kur policia vizitoi familjen e saj për shkak të një incidenti që kishte ndodhur me fqinjët.
Ndërsa në prill janë paraqitur së bashku në gjykatë, ku janë mbajtur nën arrest për shkak se kishin respektuar ndalesën e gjykatës se nuk guxojnë në asnjë mënyrë të komunikojnë. Por ishin liruar me kusht, kurse procesi gjyqësor i tyre parashihet të mbahet në shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës