Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjet atraktive.


Njëlloj Martini ka vepruar edhe në fotografitë e fundit, që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

angela martini 182573034 2815592618756280 3236445986723302410 n

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan blu të shkurtër, paksa të hapur te pjesa e dekoltesë, ndërsa ka marrë poza të ndryshme.

“Bërë nga Shkodra”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke cituar kështu me krenari rrënjët e saj shqiptare nga qyteti verior i Shqipërisë.

angela martini 181055720 297686371844274 3263964788611930153 n

Angela përndryshe jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu.

angela martini 181139949 1404661579913707 6527507323853205742 n

Ajo gjendet pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale, ku nuk heziton të ndajë me ta edhe gjëra të ndryshme nga jeta e saj private. /Telegrafi/

angela martini 182307351 824797601492261 5737003091400191105 n Foto: Angela Martini/Instagram