Site icon Telegrafi

E ardhmja e Nunez larg Liverpoolit – gjiganti italian ka bërë një ofertë për uruguaianin

Liverpooli ka marrë një ofertë para hapjes së afatit kalimtar për sulmuesin Darwin Nunez, sipas raportimeve të fundit. 

Nunez është transferuar tek Liverpooli nga Benfica për shumën e 85 milionë eurove në verën e vitit 2022. 

Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tetë asistime për Liverpoolin në Ligën Premier sezonin e kaluar, por mungesa e konsistencës para portës ka bërë që të hidhen dyshime për të ardhmen e tij në ‘Anfield’. 

Këtë sezon, uruguaiani ka shënuar katër gola në 23 ndeshje në të gjitha garat, me Diogo Jotan kur ishte i gatshëm dhe me Cody Gakpo që preferohej më shumë se Nunez në krye të sulmit. 

Sidoqoftë, tashmë është raportuar se ‘Të Kuqtë’ mund ta shesin Nunez gjatë afatit kalimtar të janarit. 

E përditshmja italiane AC Milan TMN ka raportuar se Milani ka filluar bisedimet me Liverpoolin për të diskutuar mundësinë e huazimit të Nunez në janar, me klauzolën e obligimit të blerjes të përfshirë në marrëveshje. 

Lexo po ashtu Liverpooli po i dhuron Arne Slotit ‘transferimin ideal’ në janar për të rritur gjasat për titull

Është raportuar se Milani është i gatshëm që të paguajë 5 milionë euro për ta huazuar Nunez për një periudhë gjashtë mujore, me obligim blerje prej 45 milionë eurosh. 

Teksa kjo shumë do të ishte ideale për ekipin e Arne Slot që të bëjnë përforcime të reja, do të ishte një humbje në anën tjetër nëse marrim parasysh paratë që janë paguar për transferimin e tij. 

Milani momentalisht po luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ani pse po ballafaqohen me një betejë për t’u bërë pjesë e tetë ekipeve më të mira, teksa në Serie A janë në pozitën e tetë./Telegrafi/

Exit mobile version