Radja Nainggolan ka mbetur një futbollist i lirë pas shkëputjes së kontratës me skuadrën e madhe belge Royal Antwerp.
Mesfushori belg kishte probleme me klubin dhe në një marrëveshje të dyanshme kontrata është shkëputur.
E ardhmja e e tij duket se do të jetë në futbollin italian, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga kontinenti evropian.
Monza nga Serie A dhe ish-skuadra e Radjas, Cagliari në Serie B janë dy ekipet që kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.
Megjithatë mediat belge dhe ato italiane kanë raportuar se Nainggolan mund të transferohet edhe në MLS ku pëlqehet nga Inter Miami.
34-vjeçari ka luajtur për një vit e gjysmë me klubin belg, derisa gjatë gjithë karrierës së tij ka kaluar në futbollin italian me skuadrat si Piacenza, Cagliari, Roma e Inter.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës ka njoftuar se në fillim të muajit janar do të bëj publik vendimin për të ardhmen e tij. /Telegrafi/