Kryetarja e një komune në Bolivi është lyer me ngjyrë të kuqe dhe është tërhequr zvarrë nga protestuesit, që e akuzojnë atë për vdekjen e dy protestuesve antiqeveritarë.

Patricia Arce është tërhequr zvarrë nëpër qytetin Vinto dhe është poshtëruar në rrugë, duke e detyruar të gjunjëzohet dhe të nënshkruaj dorëheqjen, transmeton Telegrafi.


3 22

Një djalë i ri që mbante maskë dhe vazhdimisht bërtiste "vrasës", shihet se si e dërgon Arce drejt një platforme ku ia presin flokët dhunshëm.

4 17

Kujtojmë që Bolivia është goditur nga protesta të dhunshme që nga ardhja në pushtet e presidentit Evo Morales.

5 15

Protestuesit e shumtë gjatë të mërkurës kishin bllokuar urën që qon në Vinto, e siç raporton BBC dy protestues ishin vrarë, ku më vonë është konfirmuar se një 20-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve të marra gjatë përplasjes me demonstruesit proqeveritar.

6 13

Kryetarja e Vintos është detyruar ta nënshkruar dorëheqjen dhe të gjunjëzohet para masës, që e kishin futur në mes dhe po brohorisnin vrasës. /Telegrafi/

https://twitter.com/RoaJavier/status/1192198003479711745

7 9

8 7

9 6

10 3

11 4