LAJMI I FUNDIT:

E akuzoi për zhveshje në ekran, Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon

E akuzoi për zhveshje në ekran, Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon

Tashmë duket se konflikti mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos sa vjen edhe shtohet.

Ishte gazetari Nano i cili në emisionin e tij “Provokacija” e konsideroi si vulgare veshjen e moderatores duke cilësuar se ky lloj nuditeti është i tepërt në ekran.

Këtë mendim të gazetarit Ilda i është përgjigjur me postime në Instagram duke e konsideruar gazetarin ditën e djeshme si “llumin” e opinionistëve, jo vetëm kaq, por, moderatorja e ka “thumbuar” edhe më shumë Muçin duke u shprehur në vijim.


“Mendoj që “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dërgojme dhe në Itali, imagjino të kishte gjoks vetë ky polici”, shkruhet në postimin e Instagramit.

Postim ky i shoqëruar me një video të Ilaria D’amicos, ose gruaja e Gigi Buffon e cila shfaqet duke prezantuar emisionin me veshje të përafërta për stilin të cilin gazetari Nano e ka quajtur vulgar.

Dhe, kjo histori mesa duket do të vazhdojë gjatë e thënë kjo në aspektin se moderatorja Bejleri duket e vendosur për ta vazhduar në rrugë ligjore këtë çështje dhe këtë e ka treguar me një postim të fundit në Instastory

“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një tv. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj?? Për fat të mirë nuk jemi në ‘Albanistan’, por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri”, ka shkruar Bejleri në postimin e saj. /inTV/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori