Roma e ka nisur mirë ndeshjen përballë Udineses.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka gjetur golin e epërsisë pas 12 minutave lojë.


Ishte mesfushori belg, Radja Nainggolan që asistoi bukur për Edin Dzekon i cili shënoi për 1-0.

Ky ishte goli gjashtë në kampionat për sulmuesin boshnjak i cili duket se do të vazhdoj me formë të lartë edhe këtë vit. /Telegrafi/

telegrafi sport app