Dzeko: Fitore e lehtë, jemi të lumtur që kaluam tutje

Edin Dzeko shkëlqeu ndaj Viktoria Plzen duke shënuar het-trik në fitoren 4-1 të Romës.
Sulmuesi boshnjak po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me ‘Giallorosët’.
Ai ka thënë se nuk ka qenë e vështirë kjo fitore ndaj çekëve të Plzen.
“Nuk ishte e vështirë kjo fitore edhe pse Plzen kishte një skuadër mjaftë të mirë”.
“Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore pasi kaluam tutje nga Grupi si lider dhe për këtë jemi të lumtur”.
“15 gola këtë edicion? Nuk do t’i arrija pa shokët e skuadrës, meritat më të mëdha i kanë ata për këta gola”, deklaroi Dzeko. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































