I dyshuari nga Serbia tentoi të kontrabandonte ushqim për peshq në vlerë 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku i dyshuari, shtetas i Serbisë dyshohet se përmes rrugëve ilegale tentoi të kontrabandonte ushqim për peshq.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se malli është dërguar në terminalin doganor.
“Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 euro”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor. /Telegrafi/


















































