LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari i dytë në rastin “Haraçi” Zoran Milevski, dërgohet në arrest shtëpiak

I dyshuari i dytë në rastin “Haraçi” Zoran Milevski, dërgohet në arrest shtëpiak

I dyshuari i dytë në rastin “Haraçi” Zoran Milevski – Kiçeec, do të lëshohet në arrest shtëpiak, pasi gjykatësi i procedurës paraprake, pas mendimit pozitiv e ka pranuar propozimin e mbrojtjes.

“Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup, duke vepruar me propozim të avokatëve të Z.M, në lëndën e njohur si ‘Haraçi’, për shfuqizimin e masës së paraburgimit, të njëjtën e ka dorëzuar për mendim tek prokurori publik kompetent”.

“Sot pas mendimit poztitiv nga prokurori, që propozimi i mbrojtjes të pranohet, gjykatësi i procedurës paraprake në pajtim me ligjet, ka sjellur vendim me të cilin masën e paraburgimit e zëvendëson me atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.


Ata shtojnë se duke pasur parasysh se ankesat nuk shtyjnë zbatimin, vendimi është dërguar tek palët.

Ndryshe, Zoran Milevski është i dyshuari i dytë në rastin “Haraçi”, pas Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13”. Ndërsa e dyshuara e tretë është ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori