LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se u përfshi në aferën e ryshfetit, deklarohet zëvendësministri Veliji: Jam njeriu më i pastër në botë

Dyshohet se u përfshi në aferën e ryshfetit, deklarohet zëvendësministri Veliji: Jam njeriu më i pastër në botë

Një hulumtim i nisur muaj më parë pas një denoncimi publik ka zbuluar se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. Policia tashmë po merret me rastin.

Portali Insajderi solli audio-incizimin, i cili dëshmon përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Ppr këtë po e mohon vet zëvendësministri Veliji. I kontaktuar nga Insajderi ai ka thënë se ndjehet njeriu më i pastër në botë.


Ai rastin e cilësoi si lojë politike që po bëhet ndaj tij ndërkohë që bën thirrje që rasti të hetohet.

“Jam njeriu më i pastër dhe më i lumtur dhe do të jap kontribut për qytetarët, kurrë në jetën time kurrkujt si kam marrë një cent. Nëse 1 cent i kam marrë dikujt, unë veç shkojë në burg. E këto lojëra politike nga prapa që i bën dikush është Policia është Prokuroria le ta çojnë rastin deri në fund sepse unë nuk mundem me dhënë më intervista se qeshtu ka ndodhur edhe para 2 muajve. Organet e drejtësisë le të merren me rastin, unë jam njeri më i pastër në botë”, ka deklaruar Veliji.

Zëvendësministri Veliji, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, në audio-incizimet e siguruara nga Insajderi që janë deponuar edhe në Policinë e Kosovës, flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Audio-incizimi që e ka siguruar Gazeta Insajderi tashmë është në posedim edhe nga Policia e Kosovës që po e hetojnë këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori