Një rast i dhunimit është raportuar më 11 mars 2026 rreth orës 14:00 në komunën e Rahovecit.

Sipas informacioneve fillestare, një femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar.


Pas raportimit të rastit, autoritetet kanë nisur procedurat për trajtimin dhe hetimin e ngjarjes.

I dyshuari për rastin aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa njësitet e Policia e Kosovës janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tij.

Rasti është iniciuar si “Dhunim” dhe mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/