LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ka dhunuar nxënësit, nis hetim disiplinor për mësuesin e anglishtes në Bilisht

Dyshohet se ka dhunuar nxënësit, nis hetim disiplinor për mësuesin e anglishtes në Bilisht
Foto: Ilustrim

Nis hetimi disiplinor për mësuesin e gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht.

Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga mësuesi.

Njëri prej fëmijëve, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë. Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë.


Në komunikim telefonik me drejtoren e Drejtorisë Arsimore, Vinjola Rota, sqarohet se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës, po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psikosocial. Në këto momente që po merren masa, mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera, siç mund të jetë pezullimi”, tha Rota. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori