Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe sipas urdhrit të komandantit Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim-Shpëtimit i FSK-së u angazhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ekipi profesional i FSK-së prej 12 pjesëtarëve, pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. i moshës 50 vjeçare nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës.


1.Ushtarakët e FSK së gjejnë trupin e pajetë të përsonit të humbur në Bjeshkët e Rugovës

“Ekipi i FSK-së trupin pa jetë e ka dorëzuar të Policia e Kosovës dhe familjarëve të të ndjerit për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

2.Ushtarakët e FSK së gjejnë trupin e pajetë të përsonit të humbur në Bjeshkët e Rugovës

Ndryshe, M.N., 49 vjeçar është gjetur pa shenja jete.

3.Ushtarakët e FSK së gjejnë trupin e pajetë të përsonit të humbur në Bjeshkët e Rugovës

Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premte kur janë përleshur për mal.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim. /Telegrafi/