LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për vjedhjen e katër biçikletave, arrestohet 36 vjeçari në Vushtrri

Dyshohet për vjedhjen e katër biçikletave, arrestohet 36 vjeçari në Vushtrri

Një 36 vjeçar është arrestuar pasi që dyshohet se ka vjedhur katër biçikleta në lokacione të ndryshme në Vushtrri.

Policia e Kosovës njofton se tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar biçikletat e vjedhura.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për katër raste të veprave penale ‘vjedhje’”.

“Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin Y. Rr., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se javë më parë në katër lokacione të ndryshme në Vushtrri, ka kryer veprat penale ‘vjedhje’ ku cak i këtyre vjedhjeve ishin katër biçikleta”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori