LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për marrje të ryshfetit, caktohet paraburgim ndaj zyrtarit në Pejë

Dyshohet për marrje të ryshfetit, caktohet paraburgim ndaj zyrtarit në Pejë
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Q.D, për shkak të dyshimit  për marrje ryshfeti.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

“Me datë 23.05.2021, si person zyrtar, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon përfitim për vete në mënyrë që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që pasi i pandehuri Q.D, në mënyrë të kundërligjshme i siguron dokumentet e veturës së palës së dëmtuar, të cilat ia kishte vjedhë dikush, i pandehuri në vend se t’i lajmëroj në polici këto dokumente, ai për t’ia dhënë palës së dëmtuar i kërkon të holla”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, në këtë çështje penale pritet të dëgjohet pala e dëmtuar dhe dëshmitarët andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikoj në palën e dëmtuar dhe në dëshmitarë, me qëllim të përgatitjes së mbrojtjes në favor të tij e me këtë të pamundësoj vërtetimin e fakteve dhe të pengoj rrjedhë normale të procedurës penale.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori