Dy nga tre anëtarët e Komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes, kanë arritur të enjten në Kosovë.
Kjo po ndodhë vetëm dy ditë pasi presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nënshkruar vendimin për themelimin e këtij komisioni ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili është cilësuar si “komision vlerësues”.
Përkundër deklaratave të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës se një komision i tillë do të përfshinte edhe ekspertë vendorë, kjo nuk ka ndodhur.
Ekspertët e fushave që kanë të bëjnë me demarkacionin e kufijve, si dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, kanë vlerësime të ndryshme lidhur me fillimin e punës së këtij komisioni vlerësues.
Florim Isufi, profesor në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe të Natyrës, në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se një komision i tillë është dashur të përfshijë edhe ekspertë vendorë.
“Është mirë që të jetë një kombinim, ndërkombëtar dhe vendor, por këta vendorët të jenë gjithëpërfshirës dhe të jenë ekspertë të lëmit të ngushë dhe jo ekspertë politik, që marrin vetëm vendime politike ose të tillë që kanë orientim politik në lidhje me bërjen e vijës kufitare në mes këtyre dy shteteve”.
Profesor Isufi ka shtuar se, në bazë të vlerësimeve profesionale, një komision që do ta rishikoj procesin dhe rezultatet e punës së Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, është më se i nevojshëm.
“Zyrtarisht ne nuk e kemi parë, sepse nuk na e ka ofruar askush, nuk është publikuar. Por, jo zyrtarisht e kemi parë materialin dhe kemi parë se ka defekte në atë material. Duhet prej fillimit, prej zeros edhe një herë të fillojë”, ka theksuar profesor Isufi.
Në anën tjetër, subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, dy ditë më parë ka reaguar lidhur me themelimin e komisionit ad hok nga presidentja Jahjaga.
Ndër shumë vërejtje, të cilat i kanë parashtruar përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do të kishin asgjë kundër “një komision i përzier për Demarkacionin”. Sipas tyre, “injorimi i ekspertëve vendorë duket i paarsyeshëm”.
Por, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se partitë opozitare duhet të jenë më fleksibile në këtë rast.
“Në këtë kontekst, unë besoj që rezultati i këtij komisioni, po që se mbetet në linjat e një raporti profesional, do të mund të ishte njëri nga çelësat e vegjël për ta adresuar një fragment të krizës politike në Kosovë dhe për ti dhënë fund debatit mbi demarkacionin me Malin e Zi”.
“Nuk besoj që është me vend për partitë politike opozitare që apriori të refuzojnë nismën e presidentes së Republikës, përpara se të shohim se cili është mandati i këtij komisioni dhe cilat në fakt janë pyetjet që komisioni t’i përgjigjet presidentes”.
Sipas Dolit, janë dy argumente, për dhe kundër përbërjes së komisionit nga vetëm ekspertët ndërkombëtarë. Ai vlerëson se argumenti “për” është sepse ekspertët ndërkombëtarë gëzojnë më shumë pavarësi se sa ekspertët e brendshëm, në kontekstin politik që ekziston në Kosovë.
Por, sipas tij, legjitimimi i këtij procesi do të ishte shumë më i madh në rast se do të përfshihen edhe ekspertët vendorë në komisionin ad hoc.
“Nëse ekspertët e brendshëm do të ishin pjesë e kësaj tryeze, do të ofronin argumentet tjera teknike, për të cilat, ndoshta, ekspertët ndërkombëtarë, varësisht prej qasjes së tyre, do të mund të mos i përfshinin në rekomandimet e tyre apo në raportin e tyre përfundimtar. Kjo pastaj do të mund të prodhonte një raport, i cili nuk mbështetet dhe nuk pranohet si kredibil nga të gjitha palët”.
Ndryshe, presidentja Jahjaga, ka theksuar se tre ekspertët, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe, do të bisedojnë me të gjithë akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit, do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe do të zhvillojnë vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi.
Puna e ekspertëve do të përmbyllet me vlerësimin e procesit të demarkacionit dhe procedurave që janë ndjekur në atë rast. Vlerësimi do t’i dorëzohet presidentes Jahjaga, pranë Zyrës së të cilës vendoset ky komision. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova