LAJMI I FUNDIT:

“Dyfytyrësia e politikanëve rrënon vlerat morale”

“Dyfytyrësia e politikanëve rrënon vlerat morale”

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçanti ato pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar dëshmojnë sipas ekspertëve dhe njohësve të çështjeve politike, praninë e theksuar të dyfytyrësisë së politikanëve, apo cinizmin e tyre varësisht veprimit të tyre politik, të qenurit të pushtet apo opozitë.

Sipas sociologut, Gjorgji Tonovski, kritikat e OBRM-PDUKM-së në opozitë ndaj partive në pushtet për marrjen e borxhit prej disa milionë eurove, në kohën kur borxhi ka arritur në pesë miliardë euro, pikërisht nga qeverisja e tyre, sipas Gjorgji Tonovskit, apo fushata me premtime e zyrtarëve të BDI-së në pushtet për integrimin euroatlantik të vendit kur dihet se pikërisht kjo parti ishte bashkëpjesëmarrëse në dy mandatet e fundit me OBRM-PDUKM-në dhe integrimi ishte larg realizimit, flasin se partitë nuk turpërohen aspak nga veprimet në të kaluarën.

Sipas ekspertëve, raste të tilla ka shumë, por që nuk i shqetësojnë aspak partitë politike të cilat nuk zgjedhin mjetet të mbrojtur pushteti apo për ta marrë atë.


Ndërkohë, Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i shoqatës së ish të përndjekurve politike shqiptar, thotë se gjendja e këtillë është pasojë e mosfunksionimit të vlerave. Ai thotë se partitë ndryshojnë qëndrimet e tyre varësisht kursit politik, por duke mos mbajtur llogari për veprimet e tyre në të kaluarën.

“Problemi qëndron tek humbja e kritereve dhe sistemit të vlerave. Akoma këtu votohet dhe përgjigjet kuadrot sipas sistemit feudal, njeriu i fisit, njeriu i lagjes, njeriu i partisë. Në pozita udhëheqëse apo në Kuvend, njerëz të cilët janë dëshmuar qoftë në shkencë apo biznes apo si njerëz anonim por që vlejnë si kuadro, por në shprehje vijnë militantët partiakë, të cilët janë të lidhur me krimin pasi me ndihmën e krimit vijnë në pushtet. Unë jam i bindur se çdo gjë ka fund. Është një fjalë e urtë popullore që thotë se çdo gjë ka fund, popullin mund ta mashtrosh një herë, dy herë, një mijë herë, por jo gjithmonë”, thotë Pollozhani.

Edhe Gjorgji Tonovski shpreson në ndryshimin e gjendjes, por mbetet të shihet nëse garnitura aktuale qeverisëse do të ndryshojë kursit e veprimit në përzgjedhjen e kuadrove.

Ndryshimin e këtij mentaliteti, sipas ekspertëve, mund ta ndihmojë edhe përfshirja e sektorit civil, si një nga faktorët që ka luajtur rol të madh në kapërcimin e krizës politike, e që në të kaluarën, jo që nuk ishte konsultuar, por ishte objekt i kritikave dhe burgosjes së aktivistëve të tyre për shkak të kritikave adresuar pushtetit./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori