LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohet përpunimi i mallrave nga Porti i Durrësit drejt Kosovës

Dyfishohet përpunimi i mallrave nga Porti i Durrësit drejt Kosovës

Përpunimi i mallrave tranzit me destinacion Kosovën gjatë vitit 2019 është rritur me 110,6% krahasuar me vitin paraardhës.

Autoriteti Portual Durrës ka bërë të ditur se “gjatë vitit që lamë pas, në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë tonë mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës. Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar vetëm 14 anije me 50 mijë tonë mallra”.

Nga Durrësi drejt Kosovës janë nisur mallra të ndryshme tranzit, kryesisht materiale ndërtimi, si llamarinë (36 803 tonë), hekur (32 162 tonë), xhama (13 380 tonë), gjithashtu dhe grurë, çimento, melaminë apo plehra kimikë, me destinacion Kosovën.