LAJMI I FUNDIT:

Dyfish janë ulur nivelet e lumenjve në Maqedoni

Dyfish janë ulur nivelet e lumenjve në Maqedoni

Niveli i lumit Vardar afër Shkupit dhe Jegunocit dhe Cërnës afër Novacit është dyfish më i ulët nga mesatarja për muajin maj, tregon qendra për analiza hidrologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidro-meteorologjike (DPHM), Vardari afër Velesit dhe Demir Kapisë, si dhe Treska afër Makedonski Brodit janë gjithashtu nën nivelin mesatar, diçka më shumë se dyfish është ulur niveli i ujit të Drinit të Zi, ndërsa ulje drastike, sipas matjeve tregojnë niveli i Sateksës e cila këto ditë ka lëvizur prej dy deri shtatë centimetra për dallim prej mesatares së majit i cili arrin 38 centimetra.

Përafërsisht në nivel mesatar për këtë muaj janë Pçinja, Strumica dhe Kriva Reka./Telegrafi/