Dy ditë pas barazimit ndaj Milanit në Stadio Olimpico, Roma vazhdon të mos i ketë në dispozicion dy nga futbollistët kryesorë të skuadrës.
Edhe pse është përfshirë në listën e rezervistëve për takimin e të mërkurës ndaj Moznas, Paulo Dybala është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e Giallorossëve mëngjesin e të hënës.
La Joya vazhdon të ketë probleme me nyjën dhe sipas La Gazzetta dello Sport, është ankuar edhe për një problem muskulor.
Në rast se nuk mund të luajë në udhëtimin te Monza në mesjavë, argjentinasi pritet të kthehet në derbin e fundjavës kundër Interit në kryeqytetin italian.
Situatë e ngjashme është edhe me Georginio Wijnaldum, i cili po ashtu është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës.
Mungesa e holandezit pritet të jetë më afatgjate sesa e Dybalas, pasi ai nuk pritet të kthehet këtë javë. /Telegrafi/
The Monday before Monza. 👊#ASRoma pic.twitter.com/HNlNhykdma
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 1, 2023