LAJMI I FUNDIT:

Dy vite më parë, Vasfije Krasniqi Goodman ndau rrëfimin e saj publikisht, falënderon të gjithë ata që e përkrahën

Dy vite më parë, Vasfije Krasniqi Goodman ndau rrëfimin e saj publikisht, falënderon të gjithë ata që e përkrahën

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, sot e dy vite më parë kishte ndarë rrëfimin e saj publikisht, në lidhje me atë që i kishte ndodhur si 16-vjeçare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krasniqi Goodman, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.

Ajo u shpreh se të gjithë përkrahësit e saj i kanë dhënë fuqi e motiv për të bërë të pamundurën për të larguar dhimbjen.


Postimi i plotë:

U, bënë̈ dy vite, që kur unë̈ e ndava rrëfimin tim me ju e për ju, sikurse u bën 21 vite që nga koha kur jeta ime u shkëput përfundimisht nga një̈ ëndërr e bukur e plotë me ngjyra. E, pastaj këto gjatë gjithë̈ këtyre viteve kam përjetuar gjëra të ndryshme, por kam arritur të krijoj familje e që jam shumë e lumtur për këtë! E di që kam “gëzuar”, “hidhëruar e mërzitur” shumë njerëz por kështu e ka jeta. Jeta ime, e cila u godit fort, fuqishëm e tmerrshëm nga barbaria që vetëm “njeriu” mund të bëj. Tmerri që përjetova, jo që nuk harrohet kurrë, por ai tmerr më përcjell çdo ditë e çdokund. Ehh, jeta e till. Ndonse për këto dy vite ju më keni dhënë̈ fuqi dhe motiv për të bërë të pamundurën për DHËMBJEN tonë por ende jemi larg shumë larg, por me siguri që një̈ ditë do të arrijmë̈ ta mundim Atë̈.

Faleminderit familja ime, dhe të gjithëve pa dallim!

Për ju Buqja.

VKG. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori