LAJMI I FUNDIT:

Dy vite më parë kishte vërejtur mavijosje në tërë trupin e të ëmës, anglezja instalon kamera në dhomë – habitet nga dhuna e kujdestares  

Dy vite më parë kishte vërejtur mavijosje në tërë trupin e të ëmës, anglezja instalon kamera në dhomë – habitet nga dhuna e kujdestares  

Anglezja Corrina Cunningham, qysh në verën e vitit 2019 kishte vërejtur se ëma e saj 69-vjeçe Liz Youngs, kishte mavijosje dhe lëndime të lehta trupore në të gjitha gjymtyrët e trupit.

Për ta mësuar të vërtetën, ajo kishte instaluar kamera të fshehta në dhomën e saj. Ato filmuan pamje rrëqethëse të cilat më vonë u publikuan në Twitter nga policia në Norfolk, transmeton Telegrafi.

“Në një rast Liz qëndroi për gjysme ore ulur në karrocën e invalidëve. E mbuluar vetëm me peshqir. Ky është një vetëm prej incidenteve të shumta që i kanë filmuar kamerat e sigurisë. Askush nuk do të dëshironte që ndaj më të dashurve të veprojë kështu, në veçanti ndaj kësaj kategorie të ndjeshme, për këtë duhet kërkuar drejtësi për viktimat”, ka thënë detektivja Jemma Wiks që ka udhëhequr hetimet.


https://twitter.com/NorfolkPolice/status/1352577217428131840?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1352577217428131840%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3611627%2Fnegovateljica-iz-pakla-kamera-dokumentovala-izivljavanje-nad-starijom-britankom-nesrecna-zena-nije-docekala-pravdu-na-sudu-video

Në vend që të kujdesej për të, kujdestarja 29-vjeçe Jenny Dady ia shkulte flokët të moshuarës, duke ia futur gishtat në fytyrë dhe duke ia tërhequr hundën.

Përveç kësaj, e ka detyruar të ha me dhunë dhe vazhdimisht e ka sulmuar verbalisht – e në vend që të kujdesej për të, nuk ka humbur kohë duke u argëtuar me telefonin e mençur. Dady pas hetimeve është dënuar me gjashtë muaj burgim, ndërsa Liz Youngs ka ndërruar jetë.

Familja e saj ka vendosur që pamjet t’i ndajë me të gjithë, me qëllim që opinioni të shoh se me çfarë dhune është ballafaquar më e dashura e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori