Dy veteran të CS:GO rikthehen në skenë me një ekip të ri

Organizata ESC ka shpallur një listë tërësisht ukrainase, me dy veteranët, Ioann "Edward" Sukhariev dhe Vladyslav "bondik" Nechyporchuk.
ESC është një organizatë gjermane e eSports me histori që kohës së Counter-Strike 1.6.
Organizata u bë e famshme me formacionin polak të njohur si Golden Five me lojtarë si Wiktor "TaZ" Wojtas , Filip "NEO" Kubski dhe Jarosław "pashaBiceps" Jarząbkowski në 2012.
Gjatë muajit të fundit, ESC ka qenë ngadalë duke zbuluar listën e tyre, pjesë-pjesë, duke njoftuar fillimisht nënshkrimin e Edward , më pas Bondik si kapiten të ekipit dhe më pas ish- lojtarin e FlipSid3 Oleksandr "Shara" Hordieyev si trajner, shkruan HLTV.
Treshja që do ti bashkohet këtij formacioni janë Oleksandr "Smash" Turchyn , , Daniil "t3ns1on" Kashura dhe Maxim "MUV" Ulyanchenko .
Lojtari më i suksesshëm i këtij ekipi është Edward, i cili ka qenë kampion i shumë turneve me ekipin Na’Vi, si dhe nën kampion i tre turneve Major. /Telegrafi/



















































