LAJMI I FUNDIT:

Dy vëllezër kampionë, njëri në futboll e tjetri në hendboll

Dy vëllezër kampionë, njëri në futboll e tjetri në hendboll

Njëri luan me këmbë, tjetri me dorë. Të dy janë kampionë të Kosovës dhe kanë tipare mbrojtëse në dy sportet në të cilat aktivizohen. Janë këta vëllezërit Arbër e Petrit Prekazi.

I pari luan futboll dhe është pjesë e skuadrës së Hajvalisë, derisa i dyti është hendbollist i Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës. E meritat që Arbri e Petriti janë sportistë elitarë, i takojnë babait të tyre Afrim Prekazit, i cili gjithashtu është marrë me sport, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Babai ishte ai që prej fillimit na ka orientuar të merremi me sport dhe të largohemi nga rrugët e këqija, jo që ka pasur ndonjë garanci se unë dhe Petriti do të bëhemi sportistë”, thotë Arbri, i cili për vitin e tretë rresht është shpallur qendërmbrojtësi më i mirë në Raiffeisen Superligën e Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Ne rrjedhim nga një familje sportistësh në Mitrovicë, pasi babai ynë ka qenë një sportist universal. Ka qenë hendbollist, por është marrë edhe me sportet tjera si gjimnastika e noti” .