Dy të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga coronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve nga ky virus në 613, kurse nga 464 mostra të marra nga ShSKUK, 61 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID).
"Numri total i rasteve pozitive është 15,063 raste nga 62,011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,880", njofton IKSHPK, transmton Telegrafi.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 19 raste, Vushtrri 8 raste, Prizren 7 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Deçan 2 raste Me nga një rast komunat: Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë, Skenderaj Suharekë. /Telegrafi/



















































