Agron Borovci, zëdhënës rajonal i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka thënë për gazetën tribuna se në tri aksidente trafiku që kanë ndodhur rreth orës 07:00, dy persona kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Gazeta Tribuna ka mësuar se aksidentet kanë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike.


Një polic i trafiku ka thënë se rruga kishte akull dhe në momentin që veturat kanë hipur në të janë shkaktuar aksidentet.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin.