Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri pranë një shkolle fillore gjermane, sipas policisë.

Një zëdhënës i policisë tha se incidenti ndodhi pranë shkollës fillore Martinusschule, por nuk kishte lidhje me shkollën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


https://twitter.com/RRNEurope/status/1630509650494869506?s=20

Të shtënat ndodhën në qytetin veriperëndimor të Bramsche.

Si autori i armatosur ashtu edhe viktima u dërguan në spital me helikopter dhe po marrin trajtim mjekësor, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se nuk kishte më asnjë rrezik për publikun.

Mediat gjermane kanë raportuar se policia e arrestoi të armatosurin pak pasi u informua për incidentin rreth orës 7:30 të mëngjesit. /Telegrafi/