Dy të arrestuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ne një operacion të befasishëm që ndërmori të enjten, ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Sipas PK-së, ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
D.G., 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe L. Rr., 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Polica thekson se operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.




















































