Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunim.

Një është arrestuar në Malishevë, ndërkaq tjetri në Mitrovicë.


Lexoni të plotë raportin policor:

Malishevë NN. Më 02.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 01.12.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/