Dy të arrestuar në Gjakovë për përdorim të armës në aheng familjar – konfiskohen tri pistoleta dhe mbi 100 fishekë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Gërqinë të Gjakovës pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2025, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë pas raportimit.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, 104 fishekë, 29 gëzhoja të përdorura dhe dy karikatorë.
Njëri nga të dyshuarit është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë paralajmëruar se përdorimi i armëve në ahengje apo festa përbën vepër të rëndë penale dhe do të trajtohet me zero tolerancë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































