LAJMI I FUNDIT:

Dy “siguresat” që u hoqën nga bomba atomike përpara se të binte në Hiroshima janë shitur për 100 mijë dollarë

Dy “siguresat” që u hoqën nga bomba atomike përpara se të binte në Hiroshima janë shitur për 100 mijë dollarë

Dy “siguresat” e hequra nga bomba e parë atomike që u hodh mbi Hiroshima janë shitur për 100 mijë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pajisjet që u nxorën nga arma 4,4 ton “Little Boy”, përpara se ajo të hidhej për një efekt shkatërrimtar, më 6 gusht të vitit 1945.

Bombardimi vrau mbi 140,000 njerëz, duke sjellë fundin e Luftës së Dytë Botërore me dorëzimin e Japonisë.


“Siguresat” rreth 8 centimetrash, të cilat ishin prej metali dhe druri, thuhet se u mbajtën si një “suvenir” i misionit nga toger Morris Jeppson.

Jeppson kishte treguar se: “Para kësaj kohe, bomba binte nga aeroplanët dhe shpërthente duke goditur tokën”.

Ndërsa, sipas tij, “bombat atomike me fuqi shpërthyese duhej të shpërthehen në ajër në lartësi proporcionale me madhësinë e shpërthimit”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Kalo në kategori