LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë plagosen me thikë në Itali, autori i ngjarjes largohet me motoçikletë

Dy shqiptarë plagosen me thikë në Itali, autori i ngjarjes largohet me motoçikletë

Autoritetet italiane kanë njoftuar sot se dy persona me kombësi shqiptare u plagosën pasi u goditën me thikë përpara një lokali në Viale Europa në Villa Raspa di Spoltore.

Episodi i dhunës ka ndodhur pasditen e djeshme, pak para orës 20:00, raporton IlPescara.

Pas zbardhjes së ngjarjes, mësohet se një person me motoçikletë ka mbërritur para lokalit dhe ka goditur me thikë dy shqiptarët pas një diskutimi të shkurtër që degjeneroi menjëherë në një mosmarrëveshje.


Njëri nga të dy shqiptarët pësoi një goditje në këmbë, ndërsa tjetri në bark.

Në vendngjarje ka ndërhyrë policia dhe grupi i lëvizshëm po punon për hetimin.

Dëshmitarët okularë janë dëgjuar dhe do të këqyren pamjet e kamerave në zonë për të identifikuar sulmuesin, thuhet në raportimin e medias italiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori