Dr. Dr. Halil Krasniqi,
Ekspert i shёndetёsisё
Kur takojmë njerëz për herë të parë, krijojmë një opinion, një vlerësim për ta brenda disa sekondash. Por, anasjelltas, edhe ne vlerësohemi gjithashtu shpejt.
Shumë e rëndësishme është se çfarë e vendos këtë, cilat kritere psikologjike vlerësojnë saktësisht nëse një person na pëlqen apo jo?
Ky fenomen psikologjik, luan një rol të rëndësishëm dhe vendimtar se si do të krijohet një marrëdhënie me personin të cilin posa e njohim duke marrë parasysh krijimin dhe përshtypjen e parë që ne e kemi për atë person. Vlerësimi i tipareve njerëzore duke përfshirë kompleksitetin e tij ka të bëjë shumë edhe me aftësitë psikologjike të cilat i posedojmë.
Ndërkohë dhe me vëzhgime të vazhdueshme, zbulova një model interesant që mund ta përmbledh në shkencat psikologjike përveç vizualitetit, se çfarë sinjalizojnë sjelljet, fizionomia, paraqitja, radhitja gojore e prezantimit, kontesti i bisedës por edhe kualiteti i përgjigjeve.
Këto dy pyetje të cilat homologu ynë në heshtje i parashtrohen vetes, iu përgjigjet gjithashtu me një shpejtësi të madhe në takimin e parë.
A mund t’i besoj këtij personi? A mund ta respektoj këtë person?
Unë vërtetova se edhe psikologët gjithashtu thonë se ju gjykoheni brenda pak sekondash për karakterin, ngrohtësinë (sjelljen tuaj sociale), dobishmërinë në opinion dhe kompetencën tuaj. Në mënyrë ideale, homologu juaj më pas do të arrijë në përfundimin se ju i keni të dyja – dhe kaloni në mënyrë të mrekullueshme. Nëse jo, homologu i juaj do të ketë vështirësi të madhe t’ju pranoj në opinionin e tij dhe të fillojë një marrëdhënie pune apo shoqërie me ju. Edhe nëse fillon njërën nga këto mundësia e zhgënjimit është 60:40%.
Megjithatë, unë kam verifikuar se njerëzit besojnë se kompetenca luan një rol më të rëndësishëm në punë dhe detyra e cila i besohet. Në fund të fundit, këtu kërkohet zakonisht për të vërtetuar, se janë mjaft të zgjuar dhe të talentuar për të punuar me personin tjetër.
Por në fakt, ngrohtësia dhe ndjeshmëria shpirtërore, është thelbësore kur bëhet fjalë për ta gjykuar apo vlerësuar dikë. Sqarimet nga pikëpamja evolucionare, na mësojnë se për të njohur një person është se a është i denjë për besimin tënd, është thelbësore për mbijetesën. Sepse kur të gjithë jetonim në shpella, ishte shumë më e rëndësishme të zbulonim me ato njohuri psikologjike të cilat ata i posedonin, nëse njeriu tjetër i shpellave do të të vriste dhe do të të vidhte gjërat apo jo. Edhe në atë kohë kërkohej njohuria për t’i besuar tjetrit. Përndryshe nuk do të lindte dhe rritej shoqëria dhe të krijoheshin kolektive ndërnjerëzore. Aftësia për të bërë një zjarr të mirë ishte e një rëndësie dytësore.
Edhe pse kompetenca vlerësohet shumë dhe është më se e rëndësishme në shoqërinë e sotme për të krijuar një rregullore kompetente në jetën e përditshme, unë mendoj se ajo hyn në lojë vetëm kur tashmë ekziston një bazë besimi. Pra, besimi të cilin personi tjetër e fiton tek ju, dëshmon edhe kompetencën dhe virtytet tjera personale. Prandaj, përqendrimi i tepërt në pikat tuaja të forta mund të dështojë.
Me këtë ekspertizë, nënkuptoj mbi të gjitha profesionistët e rinj që sapo kanë mbaruar një shkollë të njohur biznesi dhe më pas duan të duken të zgjuar dhe profesionistë. Por kjo është e rezervuar vetëm për ata të cilët posedojnë aftësi profesionale dhe përvojë njerëzore, por një gjë dhe këta, mund të bëjë që të mos kërkojnë asnjëherë ndihmë nga profesionalistët, në përgjithësi të refuzojnë ftesat për aktivitete pas punës dhe, kështu, të duken të përmbajtur herët a vonë. Ata mendojnë se në bazë të përgatitjes së tyre profesionale për pak kohë, ta kenë arritur këtë aftësi.
Zgjimi i vrazhdë vjen kur ata nuk e marrin punën që duan pas një stazhi, sepse askush nuk i njeh ata ose nuk u beson atyre.
“Nëse përpiqeni të ndikoni në dikë që nuk ju beson, nuk do të arrini shumë në këtë aspekt dhe do të kapitulloni së shpejti. Ndoshta tek ky person, ju do të ngjallni dyshime dhe do të etiketoheni si manipulues” – ky është vlerësimi psikologjik dhe nga eksperienca ime. “Vetëm një person i ngrohtë, i besueshëm, i cili është gjithashtu i fortë psikikisht dhe kompetent, do të admirohet. Mirëpo së pari duhet krijuar baza e besimit për këtë, e cila nuk është çdo herë e lehtë. Dhe vetëm atëherë forca bëhet strukturë pozitive dhe jo një kërcënim.”
Në përmbledhje psikologjike, vlerësimi në takimin e parë me një person, luan një rol shumë të rëndësishëm për ta vlerësuar si personalitet, për ta pranuar në shoqëri, staf profesional apo thjesht, miqësi rasti.
Takimi i parë posedon kritere psikologjike të cilat një person në fshehtësi të vetëdijeshmërisë, i paraqet në botën e jashtme dhe të cilat nuk janë natyrale, por kanë thjeshtë sekuenca artificiale, të cilat duhet zbuluar dhe vlerësuar. Sepse homologu insiston në takimin e parë të krijojë përshtypje shumë të mirë dhe duke u përpjekur për këtë, ai tejkalon normat e mirësisë, ngrohtësisë apo karakterit në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova