Dy persona vitin e kaluar vodhën një zinxhir ari në Prizren, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar pasi me dhunë ia kanë vjedhur një zinxhir ari një femre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 11.11.2020 rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
“Me datë 23.02.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtin me dhunë ia kanë vjedhur një zinxhir ari viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































