Sot rreth orës 12:25 në fshatin Lutogllavë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe trenit.

Sipas njoftimit nga policia dy persona kanë pësuar lëndime trupore.


Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Policia e Kosovës në Pejë.

Komunikata e Policisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 02.08.2020 rreth orës 12:25, është informuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një veture dhe trenit të udhëtareve.

Njësitet e Trafikut Rajonal menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, pёr tё kuptuar rrethanat e këtij aksidenti, deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Trestenik- Lutogllavë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe duke mos respektuar shenjat e komunikacionit e kishte goditur trenin ne pjesën e parë anësore te anës se majtë i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin Pejë-Prishtinë.

Nga goditja ne automjetin e udhëtareve shkaktohen dëme materiali si dhe lëndime trupore pësojnë dy (2) persona, të cilët dërgohen në spitalin Rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor tё lënduarit janё jashtë rrezikut pёr jetё.

Lidhur me kёtё aksident ёshtё informuar Prokurori i Shtetit, dhe rastin ёshtё duke e hetuar Njësiti Rajonal i komunikacionit Rrugor. DRP Pejё.

IMG a2e996c15f634b8be284d57dd525a652 V

IMG 2c733aee0462f2367f6d91838f8a0657 V

IMG 9193469b687ab04e78ea9fd2db7b8cc5 V