Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të dy personave të dyshuar për mashtrim në Prishtinë

Policia e Kosovës, sektori i hetimeve të Prishtinës me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën ‘mashtrim’.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version