Dy objekte kulturore të rëndësishme ndodhen brenda një oborri në lagjen “Tabakhane” në Prizren.
Njëra është ndërtuar në shekullin XIX dhe tjetra ka nisur të ndërtohet para nëntë vitesh. Si ndërtesa e vjetër e ish-Ryzhdijes, ashtu edhe ndërtesa e re e Bibliotekës së qytetit nuk janë funksionale, dhe presin dorën e shtetit për t’i kthyer në shërbim të komunitetit shkruan Telegrafi.
Aktivisti i shoqërisë civile dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Edin Gështenja vlerëson se që të dyja ndërtesat janë të nevojshme për publikun.
“Prizreni ka nevojë për objekte kulturore pasi është qytet kulturor edhe për këtë arsye duhet sa më parë të bëhen intervenimet e nevojshme, pra të funksionalizohet Biblioteka e paraparë nga qeveria lokale dhe po ashtu të restaurohet në tërësi edhe objekti i Ryzhdijes pra shkolla e mesme e parë në Prizren”, ka thënë Gështenja nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas tij, ndërtesa e Ryzhdijes është e rëndësishme edhe shkaku i historisë që përfaqëson, meqë ka funksionuar si shkollë e më vonë si spital.
“Ka filluar në vitin 1874, ku deri në vitin 1912 ka qenë shkollë e mesme, deri në luftërat ballkanike. Pas vitit 1912 është shndërruar nga shkollë në spital, ku me shndërrimin e shkollës në spital ka pësuar disa ndryshime në enterier dhe po ashtu i janë shtuar disa pjesë të tjera. Më pas deri në vitin 1979 kjo ndërtesë ka ushtruar funksionon e spitalit, ku gjatë vërshimeve objekti ka pësuar një dëm të madh, dhe deri në vitin 1992 është përdorur si depo, derisa në vitin 1992 është përfshirë nga zjarri dhe është lënë pas dore, nuk është mirëmbajtur”, ka deklaruar ai për Telegrafin.
Gjatë viteve të fundit qeveria komunale ka pasur përpjekje për të gjetur donatorë për të restauruar ndërtesën e Ryzhdijes dhe për ta funksionalizuar Bibliotekën, por përkundër zotimeve të dhëna projektet nuk janë realizuar.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina ka theksuar se planet kanë qenë që TIKA të investojë në funksionalizimin e këtyre dy objekteve kulturore, por se pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi është tërhequr nga ky investim. Prandaj autoritetet lokale sivjet janë angazhuar për të iniciuar procedurat e prokurimit për projektin e Bibliotekës.
“Në vitin 2024 kemi marrë masa, kryetari ka nxjerrë një vendim dhe jemi në procedurë e sipër të çështjeve teknike të hartimit të paramasave dhe shumë shpejtë pritet që të del edhe tenderi për të filluar renovimin dhe përmbylljen e punimeve në Bibliotekën e qytetit që ndodhet te Ryzhdija”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Sipas tij për çështjen e restaurimit të Ryzhdijes, Komuna e Prizrenit aktualisht nuk ka ndonjë plan meqë nevojitet bashkërendimi i hapave edhe me autoritetet e trashëgimisë kulturore.
“Për çështjen e restaurimit të pjesës tjetër apo konservimit dhe ndërtimit të asaj ndërtese nuk kemi ndonjë plan të veçantë konkretisht tani. Njëherë do të merremi me përmbylljen e punimeve në Bibliotekën e qytetit, pastaj pjesën tjetër do ta shohim në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore sepse është zonë e mbrojtur, dhe për atë pjesë nuk dua të flas tani sepse nuk kemi ndonjë projekt të caktuar për atë pjesë”, ka deklaruar Morina për Telegrafin.
Ish-shkolla e Ryzhdijes në Prizren është pronë e mbrojtur e Trashëgimisë Kulturore. Në bazë të shënimeve të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së ky aset ka vlerë të madhe artistike, historike, shoqërore dhe shkencore, derisa vet ndërtesa si formë arkitektonike paraqet një shembull të veçantë të trajtimit të objekteve publike gjatë shekullit XIX. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania