Maratona e Shkupit e mbajtur dje ku vrapuan qindra qytetarë nga vendi dhe nga bota u simbolizua me dy fotografi që morën vëmendjen e të pranishmëve.

3S3A7351 Starti i maratonës


Një pjemarrës me Sindrom Down ka pasur një incident në afërsi të përfundimit, në 50 metrat e fundit, dhe është rrëzuar. Menjëherë më pas është afruar një garues tjetër dhe e ka marrë në krah djaloshin që ishte rrëzuar. Kjo fotografi mbrëmë është shpërndarë nga të gjithë duke e cilësuar si humanitet dhe dashuri ndaj njerëzimit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

down sindrome maratone Momenti më i mirë i maratonës Wizz Air 2018 Maraton

Studenti i mjekësisë Zuhri Kamberi dje ka lënë përshtypje në maraton duke mbajtur mbishkrimin "We run to Germany'' (Vrapojmë për në Gjermani) duke protestuar kështu ndaj trendit të ikjes së mjekëve drejt Gjermanisë, për kushte më të mira të punës.

We run to germany Zuhri Kamberi me shkrimin ''We run to Germany''

Përndryshe, në kategorinë e vrapuesve meshkuj më i shpejtë ishte Evans Bivot kurse tek femrat Xhedida Karungu. Kjo maratonë u organizua nga ëizz Air dhe u mbështet nga shumë kompani nga Maqedonia. /Telegrafi/

3S3A8928 Fituesit e garës për meshkuj