Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Dy lojtarët e Rayo Vallecanos, portieri Augusto Batalla dhe mesfushori Pedro Diaz, ishin të zemëruar se skuadrës së tyre iu mohua një gol në humbjen 1-0 ndaj Barcelonës.
Ata i referohet golit të barazimit në pjesën e parë të Rayo Vallecanos, i cili u anulua, mes shumë polemikash.
Megjithatë, Inigo Martinez u faulua brenda zonës nga një pozicion jashtë loje i Randy Nteka dhe kjo bëri që skuadra e VAR të anulojë golin.
"Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por mendoj se ishte një gol i vlefshëm për ne!", deklaroi portieri Augusto Batalla.
Edhe mesfushori i Rayos, Pedro Diaz shprehu konfuzionin e tij se pse goli i skuadrës së tij kundër Barcelonës u anulua.
“Nuk e kuptojmë pse ata e anuluan golin tonë. Ata thanë se ishte në pozicion jashtë loje për atë që ai e bllokoi. Ne nuk e kuptuam, por duhet të vazhdojmë përpara”.
“Në futboll, ne të gjithë kapemi pak për të bllokuar, por është interpretimi i gjyqtarit dhe ne duhet ta respektojmë atë", deklaroi Diaz.
Barça arriti në golin e Robert Leëandoëskit nga penalltia ta fitojë ndeshjen dhe të kthehet në krye të renditjes së La Ligës. /Telegrafi/























































