LAJMI I FUNDIT:

Dy kohët e Familjes së Adem Jasharit

Prekazi i Jasharajve – Meka e kombit shqiptar

Edhe pse Kosova, të themi, është një shtet i ri dhe në ‘miniaturë’ në mesin e shumë shteteve të tjera të globit tokësor, epopeja e bëmave të familjes së Jasharajve të Prekazit është aq madhe dhe aq kumbuese, sa rrallë të ketë pasur ndonjë ngjarje tjetër si kjo në këtë globin tonë, prandaj mund të kualifikohet lirisht si një precedent. Pa sakrificën dhe flijimin e pashembullt të kësaj familjeje (dhe jo vetëm të kësaj) të kohës më të re, për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj do të dihej shumë më pak. Madje s’mund të përjashtohet (pa)mundësia se a do të vinte puna fare deri te shpallja e këtij shteti, kur dihet se nuk janë të rralla rastet gjatë historisë ku për shkak të një këso ngjarjeje ka ndodhur kthesa vendimtare, jo vetëm për të ardhmen e atij vendi ku ka ngjarë ajo, por edhe të vetë rajonit përreth.


Një këso kthese vendimtare dhe historike, fatlumnisht, përjetoi kohë më parë edhe Kosova të cilën duhet ta përjetojë dhe ta përkujtojë përgjithmonë me dinjitet si asnjë ngjarje tjetër. Prekazi, vendi tashmë më i popullarizuar në tërë Kosovën dhe trevat shqiptare, të cilin e futi në histori flijimi i familjes së Jasharajve, duhet të shërbejë si një Mekë e kombit tonë. Konsideroj se është obligim moral i të gjithë shqiptarëve që të shkojnë në këtë fshat historik që t’i vizitojnë varrezat e dëshmorëve të familjes së Jasharajve dhe të përgjërohen për shpirtrat e tyre, ku në mesin e të vrarëve, kishte edhe shumë fëmijë.

Këto vizita, nuk prish punë, që të organizohen gjatë gjithë vitit, qoftë në mënyrë kolektive, familjare apo individuale, por në mënyrë të veçantë duhet të planifikohen me rastin e festave kombëtare, e veçmas në ditën e shpalljes së pavarësisë të shtetit të Kosovës. Dhe përveç varrezave të dëshmorëve, vizitë t’u bëhet edhe familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, sidomos nga personalitete shtetërore, përndryshe lënia me kaq (vizitë vetëm varreve të dëshmorëve) do të konsiderohet si jo e plotë, si formalitet dhe aq më keq, edhe të keqkuptohet. Fatkeqësisht, këso sjellje ka pasur edhe më parë dhe vazhdon të ketë edhe tash, siç ishte rasti me vizitën e presidentes Jahjaga dhe jo vetëm të saj.

Familja e Adem Jasharit nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si një familje e rëndomtë, përkundër modestisë së shfaqur, por të vlerësohet dhe të konsiderohet si një institucion i veçantë. Ajo edhe është de fakto institucion i veçantë. Dhe po, se siç e thashë më lart, kjo është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme që bëri kthesë në historinë tonë më të re dhe ndau kohën në dysh: të kaluarën nën robëri dhe okupim dhe të tashmen në liri. Kjo është njëra kohë që e kemi në saje të sakrificës së familjes së Jasharajve. Prandaj unë ta quaj njëra kohë e familjes së Jasharajve.

Koha tjetër e familjes së Jasharajve

Çdo herë e më shumë po bindemi aq më mirë se familja e Jasharajve të Prekazit nuk paskan trashëguar vetëm virtytin e guximit dhe të flijimit për popull dhe atdhe, por edhe urtësinë, modestinë dhe mençurinë. Këto virtyte pa fije dyshimi ia shtojnë namin kësaj familjeje, këtij institucioni të veçantë, thuaja sa edhe vetë sakrifica e anëtarëve të rënë dëshmorë. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se kur një njeri i disponon të dyja këto anë të karakterit, e le më një familje e tërë, siç është kjo e Jasharajve. Është kënaqësi e veçantë kur vëren se me çfarë përkushtimi e ka marrë kjo familje e madhe dhe e respektuar këtë detyrë aspak të lehtë për t’i edukuar në këtë frymë pasardhësit e heronjve të kombit të dalë prej gjirit të saj. Dhe kjo aq sa ka rëndësi për interesin e vetë familjes, po kaq rëndësi ka për interesin e kombit. E posaçërisht në kohën e sotme.

Këtë përshtypje na la me plot të drejtë qëndrimi dhe paraqitja publike e përfaqësuesit të kësaj familjeje, e Murat Jasharit, me rastin e shënimit të katër vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Dhe jo vetëm në këtë rast, por edhe ndonjë herë tjetër. Vërejtjet dhe kritikat e sakta dhe të qëndrueshme ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për krijimin e kësaj gjendjeje mjaft të rëndë që e kemi sot, e që nuk është ajo për të cilën u flijuan njerëzit më të dashur të familjes së tij, dhe shumë familjeve të tjera, bënë që të vlerësohen dhe çmohen shumë lart. Shfaqja e pakënaqësisë nga diskutimi i tij publik pa anim dhe as ngjyrim partiak, i jepte edhe më shumë vlerë dhe peshë fjalimit të tij, ku shihej qartë informimi i gjithanshëm dhe shfaqja e brengosjes për problemet e shumta që e kanë sjellë këtë gjendje çfarë e kemi në të gjithë lëmenjtë.

Konsideroj se mbresëlënia e përfaqësuesit të familjes së Jasharajve, e Murat Jasharit (besoj për shumicën e atyre që e kanë përcjellë), duke marrë për bazë kapitalin moral dhe potencial të këtij institucioni të veçantë, do të ketë nxitur për të medituar për një çështje fundamentale: mos është koha dhe momenti që mu tash të shfrytëzohet autoriteti, qëndrimi mbipartiak, vullneti dhe gatishmëria e kësaj familjeje për të marrë rolin drejtues të shtetit të Kosovës për të ndryshuar pozitivisht gjendjen e krijuar? Kujtoj se nga ana e popullit kjo do të pritej si një zgjidhje e drejtë dhe e përshtatshme. Së paku të jetë faktor koncensual për arritjen e marrëveshjeve kur kanë të bëjnë me të ardhmen dhe fatin e këtij shteti dhe të këtij populli. Kjo familje e ngritur në institucion me vlera të pakontestueshme e meriton këtë dhe është në interes të këtij vendi. Atëherë me të drejtë kjo do të konsiderohej si një kohë tjetër e familjes së Jasharajve dhe hiç më pak e rëndësishme se ajo koha e parë.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori