LAJMI I FUNDIT:

Dy klube italiane interesohen për shërbimet e Mario Mitaj

Dy klube italiane interesohen për shërbimet e Mario Mitaj

Mario Mitaj ishte njëri prej zbulimeve të përzgjedhësit Sylvinho në krye të Shqipërisë. Mbrojtësi i majtë i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, teksa është bërë titullar i padiskutueshëm në formacionin e “Kuqezinjve”. 

20-vjeçari është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, aty ku hapësirat për të kanë qenë të limituara. 

Lojtari po përgatitet për një aventurë të re në afatin kalimtar veror dhe pritet që të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. 


Sipas një raportimi nga “Sky Sports Italia”, dy ekipe nga Serie A kanë shfaqur interesim serioz për Mitaj.  Bëhet fjalë për Lazion dhe Bolognan të cilat duan ta kenë në radhët e tyre reprezentuesin shqiptar. 

Tek Bologna po përgatiten për shitjen e Calafiorit dhe Mitaj duket se është profili i duhur për ta zëvendësuar atë. Në rast se transferimi realizohet, Mitaj do të kishte mundësinë të luante në Ligën e Kampionëve. 

Mitaj e ka nisur karrierën e tij tek grupmoshat e AEK-ut në Greqi teksa më vonë u bë pjesë e ekipit të parë. 

Ai më pas u transferua tek Lokomotiva e Moskës në vitin 2022 aty ku në sezonin e tij debutues pati 22 paraqitje me fanellën e ekipit rus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Ndërkombëtare
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Kalo në kategori