LAJMI I FUNDIT:

Dy javë pas shkarkimit, RTK-ja hap konkurs për Bordin e ri

Dy javë pas shkarkimit, RTK-ja hap konkurs për Bordin e ri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, rreth dy javë më parë kanë shkarkuar veç e veç secilin nga tetë anëtarët e Bordit të RTK-së, ku ky institucion tashmë ka shpallur konkursin për anëtarët e rinj.

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së
Lexo po ashtu Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së

Ndërkaq, më shpalljen e konkursit të ri mundësohet që çdo individi i cili i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara me Ligjin për RTK-në që të aplikoj për anëtarë të Bordit të RTK-së.


Në bazë të Nenit 26 të Ligjit për RTK-në, procedurat për aplikim janë të paraqitura në vijim:

Pas shpalljes publike, RTK-ja i vë në dispozicion të gjithë të interesuarve Pakon për Aplikim (të cilën e gjeni duke klikuar KËTU) e cila përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme për aplikim.

Kandidatët e interesuar duhet bashkëngjitur edhe dokumentet në vijim:

Një kopje të CV-së;

Një Letër Motivuese;

Një kopje të letërnjoftimit;

Një kopje të certifikatës së lindjes;

Dëshmitë e kualifikimit;

Dëshmi që nuk është nën hetime;

Tre letra të referencës.

Afati për dorëzimin e Aplikacioneve: Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet prej datës 19 Korrik 2021 deri më 02 Gusht 2021, deri në orën 16:00.

Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht (jo përmes postës elektronike), në kovertë të mbyllur, në ndërtesën e RTK-Televizionit të Kosovës, në Zyrën e Administratës nr. 71, Rr. Xhemajl Prishtina 12, 10000 Prishtinë.

– Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim, mund të parashtrohen përmes telefonit në 038 230 119 dhe përmes e-mailit në administrata@rtklive.com. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori