Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy gra.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:10 në rrugën “Çlirimi”, në Mitrovicë.


Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur.

“Ankuesi mashkull kosovar,  ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare. Sipas ankuesit, i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur. Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/