Dy gola të shpejtë nga Roma ndaj Milanit (Video)

Roma ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në Serie A me dy gola të shpejtë.
Goli i parë erdhi nga Edin Dzeko në minutën e 72-të, pasi gjuajta e tij u devijua paksa nga njëri prej lojtarëve kundërshtar.
Ky ishte goli i shtatë sezonal i boshnjakut, por ai ka edhe një asistim.
Pas pesë minutash shënoi edhe Alessandro Florenzi, kjo pas një topi të kthyer pas gjuajtjes së Radja Nainggolan.
Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Interit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































